Air Prishtina (Zürich) - Air Tours
 

Air Prishtina

  • Switzerland Légitársaság

Air Prishtina (Zürich) leírása

Air Prishtina. Your best way home Qysh në vitin 1983 filloi zgjerimi duke hapur filialet e para në Kosovë dhe Maqedoni. Ne vitin 1984 u hap një zyre në Cyrih, dhe kështu u mbulua tregu i Zvicrës. Së shpejti u zgjeruan edhe me tej me hapje të zyrave ne Bazel, Bernë, Gjenevë, Lozanë dhe vende të tjera. Në vitin 1993 Bexhet Sallahu hapi filialin e parë në Gjermani dhe po në atë vit, ai realizoi fluturimin e parë nga Gjermania për në Prishtinë. Më një filial të ri në Vjenë, Air Prishtina tani më ishte e përfaqësuar në më shumë së 15 vende në Europën perëndimore dhe në të gjitha vendet e mëdha të Kosovës dhe Maqedonisë. Më qëllim që të arrihet një kualitet i lartë në realizimin e udhëtimeve, Bexhet Sallahu, ndër të tjerash, inicioi një partneritetit strategjik mes agjensioneve për udhëtim dhe kompanive ajrore të mëdha europiane. Me 01.01.2005 Air Prishtina AG është themeluar në Zvicër dhe të gjitha ndërmarrjet dhe aktivitetet e deritanishme hyn nën këtë Markë. Me orientim të qartë të ndërmarrjes në përmbushjen e kërkesave të klientëve dhe udhëheqjen me parime inovative, Air Prishtina AG fuqizoi sërish shumë shpejt pozicionin e saj dominues në treg për fluturime në Kosovë dhe Maqedoni. Investimet e gjëra në teknologjinë më moderne me qëllim të përmirësimit të shërbimeve, zhvillimi i mëtutjeshëm i shërbimeve dhe përzgjedhja specifike e partnerëve të cilët ofrojnë cilësi, siguruan suksesin dhe stabilitetin e ndërmarrjes, si dhe rritjen e kënaqshmërisë së klientit. Kjo lloj strategjie ka potencial që të sigurojë në një kohë afatgjate suksesin dhe qëndrueshmërinë e ndërmarrjes në një treg konkurrues i cili çdo ditë po vjen duke u forcuar. Me vdekjen e tij më 7 nëntor 2005, Bexhet Sallahu la një boshllëk që ishte vështirë të mbulohej. Bamirësia dhe angazhimi i tij në çështjet sociale do të mbetën të paharruara. Ai ishte një Pionier dhe Air Prishtina, me fondacionin „Bexhet Sallahu“ vazhdon të mbështet edhe më tutje ëndrrën e tij: Përmirësimin e kualitetit të jetesës së popullit shqiptar. Feride Sallahu, bashkëshortja e tij, e përkrahu që në fillet e veprimtarisë së tij, si bashkëthemeluese e „Agjencisë turistike Prishtina“. Ajo ishte partnerja dhe mbështetja e tij në të gjitha përpjekjet. Deri në vdekjen e saj më 06.06.2011 ishte ajo anëtare e Këshillit të drejtorëve në Air Prishtina dhe e ndihmoi kompaninë me angazhimin personal të saj. Edhe ajo do të mbtetet për ne e paharruar. Me përkushtim dhe kompetenca maksimale, Leyla Ibrahimi-Salahi, e bija e Bexhet Sallahut dhe Feride Sallahut, e drejton kompaninë që nga viti 2005 në mënyrë profesionale dhe me shumë sukses. Air Prishtina qëndron për: Përmirësim të vazhdueshëm të kualitetit dhe sigurisë Është besimi i klientëve tanë, i partnerëve dhe i bashkëpunëtorëve tanë, ajo që na detyron ne, që edhe në të ardhmen të mbajmë konsekuent kualitetin e udhëtimeve tona. Me synimet tona primare që të kemi profesionalitet dhe angazhim, ne kërkojmë përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve tona.

Air Prishtina (Zürich) elérhetősége

Adatok:

Cím: Löwenstrasse 22, 8001 Zürich, Switzerland
Telefon: +41442211917

Repterek, ahova Air Prishtina légitársaság repül

Air Prishtina (Zürich) vélemények